Mbi 2000 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Është mbyllur të premten afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.

Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në Masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në Masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar  1.5 milionë euro. Ndërkaq në Masën e Ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.

Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.

Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015.

Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Prishtina: 562
Prizreni: 535
Mitrovica: 282
Peja: 251
Ferizaj: 188
Gjilani: 186
Gjakova: 133

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-2000-fermere-aplikojne-per-grante-ne-ministrine-e-bujqesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala