Mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Autori:Gazeta Fjala

2 mijë e 77 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe 43 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në Gjermani.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara, me gjithsej 2 milionë e 139 mijë e 766 raste dhe 52 mijë e 579 viktima.

1 milionë e 877 mijë e 500 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 279 mijë e 687 raste janë aktive me të.

Deri tani në Gjermani, 37 milionë e 449 mijë e 922 persona janë testuar për COVID-19.

Kujtojmë që Gjermania tashmë ka filluar të vaksinoj qytetarët për këtë virus, ndërsa ka ashpërsuar masat mbrojtëse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-2-mije-raste-te-reja-me-covid-19-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala