Mbi 170 vetura pa doganë në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Njësia rajonale e auto-krimeve në Mitrovicë, ka identifikuar 175 vetura të çmontuara, dokumentacioni i të cilave nuk figuron në sistemin e rregullt të obligimeve doganore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ky plan operativ është zbatuar gjatë dy ditëve të fundit përmes kontrollit në disa lokacione të ndryshme, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.

“Të gjitha këto vetura të identifikuara dyshohet të jenë importuar nga shtetet evropiane, dhe po ashtu dyshohen për shmangie të obligimeve doganore. I gjithë dokumentacioni i këtyre veturave të hasura tek personat në posedim, u është dorëzuar autoriteteve doganore për procedurë të mëtejme”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policorë do të vazhdojnë hetimet drejt verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave, përkatësisht statusin e tyre, shtetet prej nga kanë ardhur etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-170-vetura-pa-dogane-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala