Mbi 16 mijë maturantë po i nënshtrohen testit të maturës

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 16 mijë maturantë kosovarë sot po i nënshtrohen Testit të Maturës në ditën e parë të afatit të dytë të provimit.

Komisioni Qendror i Provimit të Maturës Shtetërore thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për të pasur një proces të rregullt testimi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, u dha sot një lajm të mirë gjeneratave të ardhshme të maturantëve.

Gjatë vizitës në shkollën e mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë, ministri paralajmëroi ndryshime në mënyrën e testimit përfundimtar të maturantëve.

“Është hera e fundit që në Kosovë mbahet një test i formatit të tillë, pasi MAShT e ka një projekt pilot për digjitalizim e testit të maturës”, tha Bajrami.

Ai tha se shpreson në një kalueshmëri dhe rezultat të mirë në mënyrë që “këta maturantë të jenë shumë shpejt studentë të universiteteve”.

KALLXO.com që po monitoron nga afër procesin, ka raportuar për disa parregullësi, siç është mungesa e testeve në disa shkolla.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-16-mije-maturante-po-i-nenshtrohen-testit-te-matures/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala