Mbi 16 kg drogë kapen në Vermicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë kanë parandaluan tentimin për futje të lëndëve narkotike në Kosovë.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 në Vërmicë është paraqitur një automjet me targa të Kosovës. Automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në sasi prej 16 kilogram e 290 gram e shpërndarë në 30 qese”, thuhet në njoftim.

Oficerët arritën të zbulojnë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në serbatorin e benzinës si rezultat i përdorimit të pajisjeve të cilat janë donacion nga shteti amerikanë.

Menjëherë pas zbulimit personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-16-kg-lende-narkotike-kapen-ne-vermice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala