Mbi 150 të vdekur nga tërmeti në Nepal (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i të vdekurve nga tërmi i fuqishëm që ka goditur Nepalin dhe veriun e Indisë, ka arritur në mbi 150. Një numër i madh i personave gjenden nën rrënojat e objekteve të shembura.
Sipas raportimeve të “International Bussines Times”, thuhet se numri i të vdekurve mund të shtohet. Edhe mediat tjera ndërkombëtare citojnë banorët të cilët thonë se kanë parë persona pa shenja jete apo edhe me lëndime serioze pasi kulla historike, Dharara e ndërtuar në shekullin e 19-të është shembur.

0919-india-earthquake_full_600

Reuters raporton se së paku 50 persona konsiderohet se kanë mbetur të ngujuar brenda gërmadhave të kësaj kulle.

article-2038892-0DFB0DCA00000578-172_468x314

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka njoftuar tërmeti me magnitudë prej 7.9 shkallë të riterit, ndërsa epiqendra ishte rreth 50 km nga kryeqyteti, Katmandu.

131147717_121n

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-150-te-vdekur-nga-termeti-ne-nepal-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala