Mbi 100 mijë qytetarë nënshkruan peticionin kundër “Zajednices”

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës në një konferencë për media mbajtur sot në sheshin “Nëna Terezë” kanë treguar se deri më sot 101 mijë e 672 qytetarë të Kosovës e kanë nënshkruar peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Këto të dhëna i pohuan përfaqësuesit e tri partive opozitarë ne vend, në një konferencë për shtyp.

Sipas tyre këto nënshkrime do të vihen kundër kësaj marrëveshje dhe kërkohet tërheqja e tyre gjithashtu.

Përfaqësuesit opozitar kërkuan që Kryeministri Mustafa të tërheq nënshkrimin e tij mbi këto marrëveshje. Ata deklaruar se me këto marrëveshje po preket integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.

VV, AAK dhe Nisma njoftuan se peticioni do të vazhdojë edhe për disa ditë, pasi interesimi i qytetarëve për ta nënshkruar është mjaft i madh

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-100-mije-qytetare-nenshkruan-peticionin-kunder-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala