Mbi 100 mijë qytetarë, në asistencë sociale

Autori:Avdyl Pajaziti

​Shumë familje po hiqen nga listat e asistencës sociale me vendim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas zyrtarëve të këtij dikasteri qeveritar, janë identifikuar shumë shkelje ligjore në vlerësimin e këtyre familjeve nëpër qendrat për punë sociale nëpër komuna të vendit.

Prandaj, numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale në vend ka shënuar rënie krahasuar me vitin paraprak. Por, kjo rënie ka ndodhur pavarësisht se në Kosovë nuk ka ulje të papunësisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në dhjetor të vitit 2014 në skenën e ndihmës sociale ka qenë përafërsisht 27.389 familje që kanë gëzuar këtë të drejtë, por në muajin mars këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar rreth 26.510 familje me 110.916 anëtarë të familjes.

Ndërkohë, që ekspertë të ekonomisë kanë thënë se shteti duhet të ketë në mbikëqyrje familjet me asistencë sociale, por jo t’i largojë për shkak të ndonjë parregullsie të vogël.

Muhamet Gjocaj, zyrtar në departamentin e politikave sociale në MPMS, ka thënë për “Zërin” se kjo rënie ka ndodhur për shkak të një sërë shkeljesh në skemën e ndihmës sociale./zeri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-100-mije-qytetare-ne-asistence-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala