Mbi 10 milionë euro pa pronar në Trust

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 10 milionë euro të punëtorëve kosovarë kanë mbetur pa pronar në llogaritë e Trustit të Kursimeve Pensionale, shkruan sot Koha Ditore.

Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Ato janë grumbulluar që nga viti 2002 e deri në vitin 2012 për shkak të mangësive ligjore të cilat kanë mundësuar grumbullimin e mjeteve pa pasur raport se të cilëve punëtorë janë. Administrata Tatimore e Kosovës kërkon që këto mjete të kthehen në llogarinë e ATK-së dhe të llogaritën si e hyrë dhe të njëjtat të procedohen për buxhet.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të ATK-së, Nahit Sharku, ka thënë se zgjidhja më e mirë është bartja e këtyre mjeteve në llogari të ATK-së dhe regjistrimi i tyre si e hyrë.

“Zgjidhja më e mir do të ishte nëse ato barten në buxhetin e Kosovës. Këtë e kemi kërkuar në takimet zyrtare që i kemi pasur, por gjithsesi që prapë do ta kërkojmë që të bëjmë zgjidhje të kësaj çështjeje. Kjo është zgjidhje për vetë Trustin dhe për vetë problemin”, ka thënë Shatri për “Kohën Ditore”.

Mirëpo, Sharku nuk ia mohon të drejtën punëtorëve që t’i kërkojnë mjetet e tyre në ATK nëse kanë dëshmi se atyre u është paguar kontributi pensional.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-10-milione-euro-pa-pronar-ne-trust/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala