Mbi 10 mijë euro për një vizitë zyrtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm gjysma e dikastereve qeveritare i kanë deklaruar shpenzimet e 3-mujorit të parë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri, zëvendësit e tij dhe një numër ministrash vazhdojnë të shkelin ligjin duke mos iu përgjigjur një kërkese të gazetës për t’i deklaruar shpenzimet.

Dokumente që ka siguruar gazeta flasin për harxhime jashtë kontrollit në MPB. Vetëm një vizitë zyrtare e ministrit Hyseni dhe e një këshilltareje të tij i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 mijë euro.

Për shpenzime të mëdha flasin edhe të dhënat që kanë ofruar disa nga ministritë.

Ndahen mëditje të mëdha dhe shpenzohet pa karar në dreka e darka, përcjell Koha.net. Po kështu, mijëra euro janë shpenzuar edhe në laptopë e celularë, ani se Qeveria pati vënë kufizime për to.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-10-mije-euro-per-nje-vizite-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala