Mbesin peng mbi 15 milionë euro investime

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër objekte shkollore, të cilat kanë filluar të ndërtohen në periudha të ndryshme, prej 2 deri në 6 vjet, kanë mbetur në gjysmë për shkak se MASHT-i nuk ka siguruar mjetet e zotuara.

Tri ministri të Republikës së Kosovës kanë lënë pengë mbi 15 milionë euro investime në komunën e Skenderajt, më së shumti MASHT-i, e pastaj edhe MPMS-ja, si dhe ajo e Kulturës.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka goditur rëndë arsimin e komunës së Skenderajt, duke ndërprerë investimet në të paktën katër projekte shkollore, të cilat në periudha të ndryshme, prej 2 deri në 6 vjet, kanë filluar të ndërtohen në komunën e Skenderajt.
Projektet kanë mbetur në gjysmë, pasi që MASHT-it ka ndërprerë krejtësisht investimet, ndërkohë që edhe punët që janë kryer deri më tani rrezikohet të dëmtohen.
Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i nervozuar me vonesat e Ministrisë së Arsimit, si dhe të vet ministrit, Arsim Bajrami, i cili sipas nënkryetarit Nura, i ka hequr krejtësisht projektet kapitale nga MASHT-i dhe i ka transferuar te Ministria e Administratës Publike, ka thënë se ka biseduar disa herë me zyrtarët e kësaj Ministrie, nga të cilat nuk ka marrë ndonjë arsyetim të qëndrueshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbesin-peng-mbi-15-milione-euro-investime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala