Mbesin në paraburgimi pesë të arrestuarit në Badovc

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuarve për terrorizëm, të cilët ditë më parë u arrestuan në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit.

Ata akuzohen për veprën penale “Përgatitje e veprave penale terroriste, ose veprave penale kundër rëndit kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovë”, nga neni 144, lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë kolegji penal ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve B.L, E.L.,M.H.,G.H., dhe F.M., dhe ka vërtetur aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPKR.NR.254/2015, të datës 13.07.2015.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari i shkallës se parë, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se personat në fjalë, kanë kryer veprat penale për të cilat dyshon prokuroria.

Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se qëndrojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale, për caktimin e paraburgimit ndaj të lartcekurve, ngase me gjetjen e tyre në liri, ekziston rreziku i ikjes, asgjësimit të provave materiale ose fshehjes se tyre, ndikimit në dëshmitar si dhe rreziku i përsëritjes se veprave penale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbesin-ne-paraburgimi-pese-te-arrestuarit-ne-badovc/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala