Mban familjen me kanaçe

Të nxehtit e verës i kishte qitur jashtë derës së shtëpisë. Ai kishte rënë në mendime të thella. E vetmja brengë e tija ishte si të siguronte një kafshatë buke për fëmijët e tij. Se për gjëra të tjera as që bëhej fjalë.
Familja e Fatmir Krasniqit nga fshati Gllobar i komunës së Drenasit, çdo ditë heq të zitë e ullirit për ti siguruar paratë, të paktën për një copë buke.
Kryefamiljari i kësaj familje, Fatmir Krasnqi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por pavarësisht kësaj ai mundohet që ta mbajë familjen e tij nga grumbullimi i kanaqeve që për çdo ditë ai i mbledhë në rruat e fshatit ku jeton dhe në qytetin e Drenasit.
Thasët të cilët peshojnë mbi njëzetë kilogram, qëndrojnë mbi shpinën e të moshuarit pothuajse për 12 orë të ditës. Atij nuk i pengon pesha e rëndë, por vetëm dëshiron mbushjen e sa më shumë thasëve sepse në këtë mënyrë ai fiton më shumë para për çdo thes të shitur.
Dhe kështu vazhdon rituali i Fatmir Krasniqit deri në vaktin e bukës, të cilin mundohet që tia shërbej familjes së tij që e pret në shtëpinë e ndërtuar nga tullat dhe lloçi.
Vendi ku jeton familja Krasniqi mund të quhet një shtëpi e improvizuar. Shtëpi gjysmë e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfër në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar i zoti i shtëpisë qëndronin rrobat e pakta të kësaj familje.
Kjo familje shpreson në vullnetin e njerëzve të mirë. Që një ditë të mund të ken një kulm mbi kokë./Indeksonline/