Mbajtja e laptopit në gjunjë shkakton sterilitet

Autori:Avdyl Pajaziti

Steriliteti tek meshkujt është nje faktor në rritje kohëve të fundit.

Studimi i realizuar së fundmi dhe artikujt e ndryshëm shkencorë tregojnë se duhet qëndruar larg laptopëve me Wi-Fi dhe ndenjëset me ngrohës. Pothuajse problemi i gjysmës së çifteve që nuk bëjnë fëmijë lind nga mashkulli dhe kjo mesatare sa vjen e rritet. Specialistët pohojnë se prodhimi i spermës tek mashkulli zhvillohet në një temperaturë 1 gradë më poshtë temperaturës normale të trupit. Me rritjen e temperaturës në zonën e organeve seksuale vihet re një ulje e numrit të spermatozoidev, lëvizjes së cilësisë së tyre. Edhe artikujt e ndryshëm të botuar në revista të ndryshme shkencore i cilësojnë laptopët dhe ndenjëset me ngrohës si vrasës të spermës. Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në një nga revistat më prestigjioze për sa i përket riprodhimit “Fertility and Sterility” bëhet e ditur se nëse personi mban laptopin mbi këmbë pa një mbrojtëse, pas 11 minutave temperatura në këtë zonë rritet me 1 gradë. Po kaq rritet temperatura edhe nëse ulet me këmbë të hapura dhe me masë mbrojtëse pas 28 minutave. Edhe vendosja e një mbrojtëseje nën laptop nuk ndikon shumë në ndryshimin e rezultatit.

Ky është studimi i parë i cili është fokusuar mbi efektin që krijon tek sperma përdorimi i laptopëve të lidhur me një internet jo kabllor. Në fund të studimit është vënë re një ulje në numrin e spermatozoideve, lëvizjen e tyre dhe rritje e spermës in-aktive. Krahas kësaj është vënë re një prishje e ADN-së në spermën e cila ndodhej më afër kompjuterit të lidhur me WiFi.

Qëndroni larg ndenjëseve me ngrohje Një studim i ngjashëm është zhvilluar edhe tek ndenjëset me ngrohje të makinës. Sipas këtij studimi ngrohtësia e ndenjëseve rrit me 2 gradë temperaturën në zonën e organeve seksuale. Edhe personat të cilët punojnë nën një temperaturë të lartë si bukëpjekësi apo punonjësit në industrinë e hekur-çelikut dhe shoferët të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë ndenjur janë më të rrezikuarit për sa i përket shfaqjes së sterilitetit. /tiranachat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbajtja-e-laptopit-ne-gjunje-shkakton-sterilitet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala