Mbahet takimi special në mes zyrtarëve Shqiptar dhe Kongresmenëve Amerikan

Sot në Hotel Sheraton, Tiranë, është zhvilluar takimi miqësor në mes të Naim Dedushaj, Drejtor per Investime te Diasporës ne MeD, dhe delegacionit nga Kongresi dhe Senati Amerikan, të cilët erdhën special në Tiranë për këtë takim. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Nazar Mehmeti Afarist shumë i fuqishëm nga Dallasi Teksas dhe president i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shqiptare në botë
Aty u diskutua rreth çështjeve të Shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për arritjet e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të diasporës.
Takimi u mbajt në hotelin Sheraton, dhe Naim Dedushaj mirëpriti Robert Aderholt , Bob Mcewen, Stan Holmes, përgjegjës për ” Breakfast Prayer -Lutja e Mëngjesit ” që mbahet çdo vit në Washington DC. Takimi ishte miqësor dhe u bisedua lidhur me çështjen e Kosovës, Shqipërisë dhe në veçanti për Shqiptarët në Maqedoni , Mal të Zi dhe viset tjera Shqiptare.
Në këtë takim gjithashtu u bisedua për diasporën Shqiptare nëpër botë, si dhe u informuan rreth themelimit të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare të diasporës, të cilat shtrihen në 18 vende të botës dhe për sukseset e këtij rrjeti.
Pjesë e diskutimit gjithashtu ishin edhe forumet ekonomike të cilat sapo u përfunduan në Prishtinë, Tiranë, si dhe për lobimin rreth çështjes s Kosovës dhe çështjes Shqiptare në përgjithësi në Kongresin e Senatin Amerikan, po ashtu rreth një mobilizimi të ri dhe u kërkua mbështetje më e fuqishme nga Washingtoni për Shqiptarët !