Maxhuni: 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar në Kumanovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe Shefi i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se ende nuk i kanë certifikatat e atyre që kanë vdekur në Kumanovë. Sipas tij, edhe familjarët ende nuk janë informuar zyrtarisht për shkak se autoritetet maqedonase nuk japin detaje.

“Ne jemi në një situatë të pavolitshme sepse autoritet maqedonase nuk po japin detaje lidhur me këtë rast. Të vetmet informatë që e kemi marrë ka qenë ajo e verifikimit te atyre personave. Sa i përket njoftimit të familjeve, ne nuk mund të verifikojmë vdekjen e ndokujt përderisa nuk e kemi certifikatën e vdekjes së atyre personave. Ne as sot nuk i kemi certifikatat e tyre sepse Maqedonia ende nuk i ka lëshuar ato. 9 kosovarë të vrarë rezultojnë të jenë në Kumanovë dhe 21 të a arrestuar”, ka thënë Maxhuni./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maxhuni-9-kosovare-te-vrare-dhe-21-te-arrestuar-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala