Mavraj: Babain e kam gjallë

Autori:Avdyl Pajaziti

Futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka njoftuar se babain e ka gjallë dhe të gjithë familjen shëndosh e mirë. “Lajmi për vdekjen e babait tim është shpifje e ulët e bërë nga nuk e di se kush. Por, fatmirësisht e gjithë familja ime është mirë, duke përfshikrë edhe babain”, tha Mavraj. Vetëm disa minuta më herët ishte spekuluar se babai i Mavrajt kishte vdekur gjatë zhvillimit të ndeshjes.  Mavraj ishte ndër protagonistët kryesor. Mbrojtësi kosovar shënoi një ‘gjysmë autogol’ e më pas u rikthyer për të barazuar rezultatin me një gol të bukur me kokë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mavraj-babain-e-kam-gjalle-4/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala