Matoshi: Qeveria nuk po di dhe nuk po ka guxim ta themelojë Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se Qeveria nuk po di dhe nuk po ka guxim ta themelojë Gjykatën Speciale. Ai ka shkruar në Facebook duke i dhënë arsyet se pse duhet të votohet Gjykata dhe se është në interes shtetëror.

Ky është shkrimi i Matoshit në Facebook:

Qeveria e Kosovës nuk po di dhe nuk po ka guxim me e arsyetue themelimin e Gjykatës Speciale.

Qeveria e Kosovës nuk ka ditë, nuk po di dhe po frikësohet me e arysetue domosdonë e themelimit te Gjykatës Speciale, sepse frikësohet se do te humbe vota ne substance. Nuk mund ta cilësosh si gjykatë selektive e te padrejte dhe te kërkosh nga deputetet ta votojnë. Kjo asht qasje e padenje, pa guxim qytetar dhe skajshmërisht injorante. Gjykata duhet te themelohet për këto arsye:

1. Kërkesa e aleatëve që Kosova ta themelojë Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara të luftës është konfirmim i sovranitetit të saj – si subjekt i së drejtës ndërkombëtare – përndryshe, sipas Rezolutës 1244, OKB-ja së bashku me Serbinë do të krijonin një gjykatë të tillë, e cila do të kishte juridiksion mbi Kosovën.

2. Pra, themelimi i kësaj Gjykate nga Kuvendi i Kosovës është së pari interes vital shtetëror; Së dyti, konfirmim i të qenit shtet sovran dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare realiste; Dhe,

3. Si dëshmi se Kosova nuk është një shtet i dështuar, por shtet normal, ku mbizotëron arsyeja shtetërore (Raison d’Etat) dhe shtet i cili “u jep dhëmbë” mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe ka ndjeshmëri për viktimat…

* Mirëpo krahasimi që dikush e bën mes Gjykatës Speciale që kërkohet ta themelojë Kosova dhe atyre të Nurenbergut dhe Tokios është qëllimkeq, sepse këto të fundit janë gjykata ekskluzivisht ushtarake.

* Deputeti Glauk Konjufca (por jo vetem ai) po manipulon shume qytetare (por jo qe te gjithe shoqnine kosovare; le ta harron kete intence!?) dhe deputete ne Kuvend, po nuk mund ta manipuloje secilin qytetar/e qe merr vesh ne shtetndertim, ne obligimet nderkomebatre qe ka shteti dhe ne parimet e drejtesise nderkombetare.
Gjykata Speciale nuk po i imponohet vetem Kosoves;
Ajo asht themelu tashme ne tre vende sovrane: Ne LIban, Sierra leone dhe Kamboxhe si dhe Gjykaten e Vecante ne Timorin Lindor.

Sipas inventarizimit aktual, ka rreth tetë gjykata “hibride” duke përfshirë Gjykatën Speciale për Sierra Leone, dhomat e jashtëzakonshme në Kamboxhia, Gjykatën Speciale për Libanin dhe Kosovën; Gjykata e Veçantë Penale në Timorin Lindor; Dhoma e Krimeve të Luftës në Bosnjë – Hercegovinë, Dhoma e lartë e Tribunalit irakian dhe Tribunali për krime lufte në Serbi.

Me përjashtim të Gjykatës Speciale për Sierra Leonen dhe Gjykatës së Veçantë për Liban, të cilat janë përcaktuar nga traktate, të gjitha gjykatat e mbetura janë pjesë e sistemit të brendshëm juridik.
Pra, edhe Gjykata Speciale në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matoshi-qeveria-nuk-po-di-dhe-nuk-po-ka-guxim-ta-themeloje-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala