Matoshi për bllokimin e Kuvendit: “Shteti t’ua rras ni dru të mirë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Publicisti Halil Matoshi përmes një statusi në Facebook, në lidhje me zhvillimet e para pak momenteve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se në Kuvendin e Kosovës të zgjedhur legalisht po bëhet puç.

Matoshi shkruan se në këto raste shteti duhet ta përdorë “dhunën legjitime”, dhe siç ka shkruar ai “t’ua rras ni dru te mire” .

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

Po kryhet puci mbi Kuvendin e zgjedhun legalisht

E kam thane dhe e perseris i palekundun. Kuvendi asht ‘Shp’ia e Sovranit’ dhe duhet me u deblloku nga pakica agresive dhe profetike e te vertetave perfundimtare. Shteti duhet me e perdor “dhunen legjitime” – pra me “ua rras ni dru te mire” – per ate asht shumica qe drejton Qeverine e ni vendi demokratik!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matoshi-per-bllokimin-e-kuvendit-shteti-tua-rras-ni-dru-te-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala