Matoshi: “Nato nuk është gjithmonë me Shqiptarët”

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar një deklarat të Anton Qunit, deputetit të LDK-së, se NATO nuk i mbron shqiptarët sa herë t’iu teket.

Quni kishte deklaruar se të vrarët në Kumanovë meritojnë një nderim kombëtarë, gjet ë cilën Matoshi e ka kundërshtuar.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Kujdes me lirinë Anton Quni, se NATO nuk “e gjuen” Serbinë me Tomahawk’a sa herë t’u teket shqiptarëve !!!

Lidershipi politik dhe ushtarak i Kosovës nuk e di cilat janë idealet e vërteta të shqiptarëve kosovarë – ky lidership sëkëndejmi rrezikon humbjen e lirisë kombëtare. Qe cka po thotë deputeti i LDK-së Anton Quni?

“Gjithë konfuziteti që është krijuar, unë mendoj që këta djem e meritojnë një nderim kombëtarë dhe sjelljen e kufomave të tyre ne duhet ta bëjmë në mënyrën më të dinjitetshme, më të civilizuar, sepse tek e fundit këta e kanë dhënë jetën për një ideal”!???

P.S.

Thueje dosti jem, cili asht ky ideal, se rreth 2 milion kosovarë po e presin këtë përgjigje…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matoshi-nato-nuk-eshte-gjithmone-me-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala