Matoshi: Demaçin e vranë në celuloid!

Autori:Avdyl Pajaziti

Publicisti, analisti dhe shkrimtari Halil Matoshi, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, për nivelin e ultë të dokumentarit për veprimtarin Adem Demaçi, të realizuar nga RTK, e që u shfaq mbrëmë si premierë në Kino ABC. “E kishin vra Ademin në celuloid! E ai asht shumë ma i madh e ma njerëzor seç ju shfaq shqiptarëve!”, ka thënë Matoshi. Shkrimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë.

“Ademi i lodhun – i madh – dhe vogëlsia e abuzuesve të RTK-së

Me Bacen Adem, nuk asht se e kemi que aq mirë ndërmjet veti.

Dallimet i kemi pasë t’mdhaja edhe kur na ra hise me punue ni kohë sëbashku te “Zëri”.

Kishim edhe ndoni ngucje, por nuk jemi rrahun kurrë.

E kam ruejt gjithni respektin për të.

Madje edhe kur me shante, unë i thojsha: “E drejta e mendimit ndryshe, Baca Adem. OK asht!” dhe e ndieja se e çmonte këtë!

Ni ditë më tha: “Te kam sha dhe kam pritë më ma kthy, por ti e kishe pas nal veten, bac…”

Kam shkrue dy shkrime t’mdhaja për të, sëpari , pak masi ka dal p’ej burgut, me titull “Nga ‘Zabela’ ne Kongresin Amerikan” dhe së dyti ni profil politik, poashtu të botueme tek “Zëri”.

Kronistët besoj se ka me iu ra n’mend me ba diçka t’hajrit për Ademin dhe kan me i gjetë edhe këto shkrime nëpër biblioteka…

Kanë shkrue ndonëse dy libra t’mdha për jetën e tij: Xhafer Shatri e Shkëlzen Gashi.

Ademi asht lodhë nga jeta e bujshme e plot sfida.

Ademi e ka ndrrue të jetuemit me të menduemit e lirisë për popullin e tij>

Në përpjekjet e lirisë munet me e pase shoq sall Nelson Mandelen.

Zuni n’thu në ideologjinë e majt dhe kjo e ndau nga Ibrahim Rugova, përndryshe do të ishin ni tandem brilant I politikës!

Ademi asht lodhë.

Dhe duke dashtë me e përvetësue figurën e tij, disa politikanë aktualë dhe ni TV mendjeshkretë (pak janë ata qe duen me i dhanë respektin e merituem e të sinqertë në këtë vend!) po e lodhin edhe emnin dhe figurëne tij -veprën e tij.

E shikova kinsedokumnetarin e transmetuesit publik për Ademin, tepër amatroresk, pa asni përmbajtje relevante dhe thjesht të bamë shpejt e për afqe të zezë.

Dokumentar i shkrete, jomodern dhe që nuk flet me zanin e kohës qe po e jetojmë.

As me zanin e epokës të cilës i dha kuptim Ademi.

E kishin vra Ademin në celuloid!

E ai asht shumë ma i madh e ma njerëzor seç ju shfaq shqiptarëve!

Dhe për finale Ademi edhe u abuzue nga ni modertore që nuk ia ka idenë se abuzimi me ni të smutë, thuejse n’agoni ashtat morbiditet. Dashkeqesi…

Papërgjegjshmëni!

Ademin s’kisha dashtë kurrë me e majt mend të tille siç e shfaqi RTK, sidomos jo paraqitjen e tij!

Abuzim për të cilin askënd nuk po e vret ndërgjegja.

Askujt s’po i vjen marre!

E unë u skuqa vërtet në vend të ekipit të RTK-së , të pranishmëve që i rrinin afër për me “ia marrë pak lavdi” – sepse ai nuk ak nevojë për ne – ne kemi nevojë për të!

Vuejta deri ën ligshtim për Ademin – unë kundërshtari ideor i tij!

Dhe u idhnova deri n’zemëratë me të papërgjgjmit e padijshëm të RTK-së!”(sic.), ka shkruar Matoshi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matoshi-demacin-e-vrane-ne-celuloid/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala