Matjet i kanë kryer, në ring takohen nesër (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë kryer matjet zyrtare të super meçit të boksit për peshat e rënda mes Wladimir Klitschko dhe Bryant Jennings.

Kjo luftë për titullin botërorë, në Kosovë vjen në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel, duke filluar rreth orës 05:00.

Ukrainasi Wladimir Klitschko, që është kampion në fuqi, në matjet zyrtare ka peshuar 109,6 kg, kundrejt kundërshtarit Jennings, që ka peshuar 102,8.

Edhe në gjatësi, ukrainasi qëndron më mirë, me gjatësi 1,98, shtatë inç më i gjatë se kundërshtari i tij.

“Unë mendoj se do të jetë një betejë intensive. Unë e respektojë Bryantin”, është deklaruar Klitschko pas matjeve.

Kjo do të jetë beteja e 17 që Klitschko do të luftojë për mbrojtjen e titullit, derisa ka 63 fitore në karrierë me vetëm tre humbje, ndërsa Jennings, nuk din për humbje, ku në 19 meçe, ka 19 fitore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matjet-i-kane-kryer-ne-ring-takohen-neser-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala