Matematika e zgjedhjes së Thaçit president

Autori:Gazeta Fjala

Fati i Hashim Thaçit në rrugën për president mund të varet nga vullneti i tre deputetëve të pavarur. Mospjesëmarrja e Margarita Kadriut, Blerim Shalës e Shaip Mujës në seancë mund të jenë “fatale” për zgjedhjen presidentit.

Nëse gjashtë deputetët e LDK-së që janë deklaruar kundër Thaçit nuk marrin pjesë në seancë, atëherë kuorumi i varet prej Kadriut, Mujës apo Shalës. Pjesëmarrja e njërit prej tyre, ia bënë atij kuorumin. Në rast se nuk shkojnë në seancë të tre, atëherë, Thaçi do t’i ketë vetëm 79 vota. Kjo e bënë të pamundur zgjedhjen president.

Është e domosdoshme prania e 80 deputetëve për t’ia bërë kuorumin. Me 61 vota mund të zgjidhet president.

25, nga 31 deputetë të LDK-së, do të marrin pjesë në seancë. Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntina Maloku, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Adem Salihaj janë deklaruar kundër. Por, vetëm tre prej tyre dihet qartë se nuk marrin pjesë në seancë. Nëse Zemaj, Gashi e Maloku marrin pjesë, por votojnë kundër, vota e tyre nuk ia pamundësojnë Thaçit për t’u bërë president.

E, nëse të gjashtit nuk marrin pjesë në seancë, zvogëlohen shanset e Thaçit.

34 deputetëve të PDK-së, 20 të minoriteteve dhe 25 të LDK-së, u duhet edhe një votë e Blerim Shalës, ish-deputet i AAK-së apo Margarita Kadriu e Shaip Muja – ish deputetë të PDK-së. Pjesëmarrja e njërit prej tyre ua mundëson kuorumin prej 80 votash. Në rast se të tretë nuk marrin pjesë, Thaçit i mbesin 79 vota. Me këtë numër, ëndrra e tij presidenciale me vota të deputetëve, përfundon më kaq.

Seanca për zgjedhjen e presidentit ende nuk është caktuar. Mirëpo, burime brenda koalicionit kanë thënë se ajo mund të mbahet në javën e fundit të këtij muaji.

Burime brenda LDK-së kanë thënë se Mustafa po u bënë presion të gjashtë deputetëve për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Thaçit. Në të kundërtën prishet koalicioni dhe ata nuk do të futën më në listën e partisë për deputetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/matematika-e-zgjedhjes-se-thacit-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala