Mashtruesit multimilionësh në SHBA, biznes në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një prej kompanive të licencuara për arka fiskale në Kosovës ka për drejtor një person të akuzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një skemë mashtrimimultimilionëshe.

Imer Shahini akuzohet për mashtrime financiare në New York së bashku me 6 persona të tjerë.

Mes tyre Jason Galanis, me të cilin ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.

Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Shahini me kompaninë “Printec” ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës. Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale.

Megjithë akuzat ndaj tij Shahini vazhdon të jetë i lirë falë një shkronje. Në SHBA ai është i regjistruar me Ymer ndërsa në Kosovë me Imer. /Koha Ditore/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mashtruesit-multimilionesh-ne-shba-biznes-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala