Mashtrimet e Qeverisë me përshkallëzimin e TVSH-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Asnjë nga çmimet e produkteve bazë, që është premtuar nga Qeveria e Kosovës se me përshkallëzimin e TVSH-së do të ulen, nuk kanë ndryshuar. Ndryshimet e TVSH-së të cilat kanë filluar të aplikohen nga 1 shtatori, efektin primar e kanë mbushjen e arkës së shtetit, rritjen e përfitimeve të biznesit dhe jo mirëqenien e qytetarëve.

Përkundrazi, çmimet ose kanë mbetur të njëjta ose edhe janë ngritur. Zbatimi i ligjit për TVSH-në, si pjesë e pakos së re fiskale me normën standarde prej 18 për qind dhe normën e reduktuar prej 8 për qind, sipas produkteve të përcaktuara me ligj, nuk është duke u zbatuar nga tregtarët.

Gazeta “Zëri” ka gjetur në treg, se disa nga produktet e kostumit që është dashur t’i nënshtrohen përshkallëzimit të TVSH-së nuk kanë lëvizur fare. Tregtarët kanë thënë se përshkallëzimi i TVSH-së u respektua vetëm gjatë muajit shtator, në disa prej produkteve.

Pastaj në muajin tetor, sipas tyre, çmimet janë kthyer aty ku kanë qenë para vendimit për përshkallëzimit të TVSH-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mashtrimet-e-qeverise-me-pershkallezimin-e-tvsh-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala