MASHT organizion aktivitetin “Siguria në rrugë”

Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli organizon aktivitetin e radhës me nxënësit përfaqësues nga shkollat e vendit, në kuadër të Edicionit të tretë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Ky aktivitet sikurse edhe aktivitete tjera për gjatë gjithë vitit kanë për qëllim vetëdijesimin dhe rëndësinë e njohjes së shenjave dhe rregullave të trafikut për të gjithë nxënësit e Republikës.
Kësaj radhe nxënësit përfaqësues të shkollave fillore të mesme të ulëta (SHFMU) të përzgjedhura nga MASHT-i do të garojnë me biçikleta për të kërkuar më shumë siguri dhe respektim gjatë lëvizjes së tyre dhe ngasjes së biçikletave.
Aktivitetet do të mbahen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të enjten(nesër) duke filluar nga ora 10 deri në orën 14.