MASHT dënon kërcënimin ndaj inspektorëve

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Arsimit ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë dje në vendet e punës  dy inspektorëve të arsimit.

Kjo ministri thekson se kërcënimi vjen në kohën kur inspektorati i arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin arsimor.

“Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhes mes tjerash në njoftimin për media.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/masht-denon-kercenimin-ndaj-inspektoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala