Masat shpëtuese të BE-së

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka një kuti të vogël, por të çmuar instrumentash, të cilat i përdor rregullisht në afate të caktura kohore presidenti i saj. Megjithatë Mario Draghi ka provuar potuhuajse çdo mjet deri tani e me suksesin ai ende nuk është i kënaqur. Ai e ka ulur thuajse në zero interesin e orientues.
Kësisoj kreditë janë bërë më të lira, e megjithatë ekonomia në Eurozonë nuk mori hov ashtu siç dëshirohej.
Draghi ka aplikuar interesin e ndëshkimit për bankat, në mënyrë që ato të mos i magazinojnë paratë në BQE. Por kjo nuk çoi në rritjen e vrullshme të dhënies së kredive. Tani ai po përdor masën e fundit, një instrument tjetër: blerjen në masë të obligacioneve shtetërore.