Masakra që dogji për së gjalli 21 gra e fëmijë në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

“Në rrugën time, vdekja s’ka më vend”. Kështu mes tjerash shprehet poetesha gjakovare Mevlyde Saraqi, në një poezi kushtuar masakrës së 2 prillit të vitit 1999, e njohur si “Masakra në familjen Vejsa”.

Dhe me të vërtetë, morti e vdekja përjetësisht e kanë kryer misionin e vet të zi në këtë familje, në këtë rrugë diku në Gjakovë.

Në këtë rrugë, e cila përjetësisht do të përmendet si rruga ku ndodhi masakra që një qenie njerëzore normale, vështirë mund ta imagjinojë.

Askush nuk mund ta imagjinojë se si mund të ishte momenti i vrasjes së Ritës së vogël, e cila ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Dalinës, që pikërisht atë natë po i mbushte 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Marigonës, Sihanës, Arlindit, Delvinës … të gjithë nën moshën 10-vjeçare.

Si mund të paramendohet vrasje e më pastaj djegia e 21 njerëzve, të gjithë gra e fëmijë pa as më të voglin faj e mëkat. /zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/masakra-qe-dogji-per-se-gjalli-21-gra-e-femije-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala