Masakra e Srebrenicës shënon sot 20 vjetorin

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot bëhen 20 vjet nga kryerja e masakrës së Srebrenicës e cilësuar si më mizorja e Europës e kryer pas Luftës së Dytë Botërore.
Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potoqar, do të varrosen eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur.

Në tubimin komemorativ do të marrin pjesë më shumë se 80 delegacione shtetërore, si presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë Borut Pahor dhe Kolinda Grabar -Kitaroviq pastaj ai i Malit të Zi Filip Jovanoviq, pastaj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Turqisë Ahmet Davutoglu, si dhe i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në delegacionin e SHBA-ve janë ish presidenti Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit Hillari Clinton si dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/masakra-e-srebrenices-shenon-sot-20-vjetorin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala