Martesa që po shokon botën

Autori:Avdyl Pajaziti

Fotografitë shokuese të një dasme në Iran janë bërë virale në një kohë shumë të shkurtër. Protagonistët e dasmës janë një djalë 14 vjeç dhe nusja e tij, vetëm, 10 vjeçe.

Çifti, hskruan agjencia e lajmeve al-Arabiya, mori një leje speciale nga autoritetet për tu martuar, ndonëse nuk kishte moshën e lejuar me ligj për t’u martuar.

Republika e Iranit thotë se martesat lejohen mbi moshën 15 vjeç për djemtë dhe mbi 13 për vajzat, vetëm nëse kanë konsensusin e babait.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin dy të martuarit në poza që imitojnë ato të të rriturve. Ai për shembull tenton të puthë gruan e tij, ose përpiqet që të shfletojë një libër. Të tjerat tregojnë dhëndrin si në novelën e ‘princit të katërt”- në tentative për të zgjuar me një puthje “bukuroshen e fjetur”, ose nusja e shtrirë në kofanon e një makine, e rrethuar me tufa lulesh.

Në një foto dy të  martuarit imitojnë  Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet mbi anijen e Titanikut, e të tjera poza të tilla. Sipas drejtorit të Qendrës Shtetërore të Koordinimit të Emergjencave Sociale, Majid Arjmandi, thotë se në 10 vitet e fundit rreth 420.000 vajza nën moshën 15 vjeç,  janë martuar në Iran me burra në disa raste deri në 60 vjeç, ose më shumë. Vetëm vitin e kaluar ka pasur më shumë se 40 mijë prej këtyre rasteve. Arjmandi gjithashtu denoncoi se në vitet e fundit ka pasur disa martesat e vajzave që ishin më pak se 10 vjeç.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/martesa-qe-po-shokon-boten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala