Marsh në Suharekë, pas vrasjes së Zejnepe Bytyqi-Berishës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në komunën e Suharekës të mërkurën do të organizohet nje marsh paqësor nga gratë asambleiste të kësaj komune me moton “Dhuna realitet. Vepro tani, nesër ështe vonë”.

Marshi paqësor mbahet  pas vrasjes së Zejnepe Bytyqi-Berishës  nga bashkëshorti i saj e cila la pas vetes katër fëmijë.

Zyrtarja për barazi gjinore në komunën e Suharekës, Habibe Bytyqi tha për Klan Kosovën  se Suhareka nuk është e njohur për dhunë dhe vrasje , ndërkaq apeloi qe rasti i Zenjepe Bytyqi- Berishës të trajtohet dinjitetshëm nga institucionet kompetente, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marsh-ne-suhareke-pas-vrasjes-se-zejnepe-bytyqi-berishes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala