Marrëveshjet me Serbinë nuk e kanë statusin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare asnjë prej dokumenteve të firmosura nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë në procesin dialogues të zhvilluar prej më shumë se dy vjetësh në Bruksel. Nuk definohen të tilla as me Kushtetutë dhe as me të drejtën ndërkombëtare.

Palët kanë firmosur deri tash një numër të madh marrëveshjesh. Më kryesorja është ajo e prillit të 2013-s, kur u vendosën parimet për normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

Gjatë gushtit të sivjetmë janë firmosur katër sosh, midis të cilave edhe ajo për parimet mbi bazën e të cilave do të ngrihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Marrëveshja ka prodhuar reagime të mëdha në Kosovë.

Opozita ka bllokuar Kuvendin shkaku i saj dhe zhbllokimin e ka kushtëzuar me tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë të jenë dy mënyra se si duhet përcaktuar statusin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur me Serbinë – sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas së drejtës së brendshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshjet-me-serbine-nuk-e-kane-statusin-e-marreveshjeve-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala