Marrëveshjet e pazbatueshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nisur në prill të vitit 2011, më shumë ka sjellë efekte mediale se sa rezultate konkrete në terren.

I nisur me shumë pompozitet dhe pas dhjetëra takimesh të nivelit politik dhe ndoshta qindra takime të nivelit teknik, dialogu ndërmjet dy popujve me urrejtjen më të madhe në Ballkan, ka sjellë 16 marrëveshje të nënshkruara në letër.

12 prej tyre nuk janë zbatuar në tërësi, madje disa as që kanë nisur të zbatohen, ndërsa vetëm 4 marrëveshje kanë dhënë rezultate të “prekshme”.

Marrëveshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në korrik të vitit 2011 nga Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq, por prej atëherë janë zbatuar vetëm marrëveshjet për vulat doganore, këmbimi i regjistrave civilë, zgjedhjet komunale në veri të vendit dhe krijimi i një komisioni për përgatitjen e marrëveshjes. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshjet-e-pazbatueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala