Marrëveshja e parë mes Mustafës e Vuçiqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Tek apas orës 2 të mesnates ka përfunduar takimi në Bruksel ndërmjet dy delegacioneve atij të Kosovës të prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe të Serbisë të prirë nga kryeministri Aleksander Vuçiq.

Palët kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për drejtësinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesja Federica Mogherini që përmes Twitterit ka njoftuar për marrëveshjen.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen për drejtësinë: Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, ka shkruar ajo.

Pas takimit kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Ai ka thënë se do të diskutohet në vazhdim edhe pasuritë e Serbisë në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshje-per-drejtesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala