Marrëveshje me Bankën Evropiane për infrastrukturën e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Londra ka treguar se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në kryeqytet.

“Pas një numri të takimeve e studimeve të dy organizatave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti, në profilin e tij në Facebook.

“Gjatë takimeve dhe nënshkrimit në Londër u dakorduam për inicimin e disa projekteve në pesë fusha, pjesë e të cilave është edhe projekti i Trafikut Urban që tash më është në zhvillim e sipër. Drejtori menaxhues për infrastrukturë në BERZH, Thomas Maier dhe drejtues të tjerë të lartë të BERZH që u takuam shprehen gatishmërinë për t’i qëndruar pranë Prishtinës edhe me studimet e nevojshme edhe me financimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore”, ka shtuar më tej Ahmeti, duke falënderuar punonjësit në Komunë që mundësuan këtë marrëveshje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshje-me-banken-evropiane-per-infrastrukturen-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala