Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serbë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryetari i Bordit rregullativ të telekomunikacionit, Anton Berisha nuk është pajtuar me marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës që është arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e kritikuar këtë ujdi të shtetit të Kosovës, ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se kjo marrëveshje legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpuar të infrastrukturës telekomunikuese në veri.

“Marrëveshja legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpimit të infrastrukturës telekomunikuese në veri dhe legalizon operatorët serbë. I gjithë trafiku, infrastruktura dhe ekonomia de facto do të jenë serbe. E vetmja gjë që i mbetet shtetit të Kosovës është ta arsyetojë dhe ta mbulojë me ndonjë letër”, tha Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshja-per-kodin-telefonik-legalizon-operatoret-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala