Marrëveshja për AKS-në i është dorëzuar Kushtetueses

Autori:Avdyl Pajaziti

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, sot në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua kërkesa e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e arritur dhe nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 25 gusht të këtij viti, në Bruksel.

Arritjen e kërkesës për Koha.net e konfirmuan zyrtarë nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Presidenca e vendit.
Afati i shqyrtimit të kërkesës mund të zgjasë deri në 60 ditë. Marrëveshja për AKS-në ka shkaktuar tensione të mëdha politike në vend, ndërsa dërgimi në Kushtetuese, reagime të ashpra të Beogradit.

Opozita më shumë se një muaj ka bllokuar punën e Kuvendit dhe të institucioneve të ndërlidhura me të duke insistuar në tërheqjen e nënshkrimeve nga kjo marrëveshje si dhe nga Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/marreveshja-per-aks-ne-i-eshte-dorezuar-kushtetueses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala