Marko Gjuriq në Mitrovicë pa lejen e Qeverisë së Kosovës

Edhe pse ishte paralajmëruar që shefit të Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq nuk iu dha leja për të qëndruar në territorin e Kosovës, ai është parë sot në Mitrovicë.
Ndonëse nuk është parë gjatë turmës së protestuesve, burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se Gjuriq ka qëndruar në zyrën e partisë së Ivanoviqit për disa minuta dhe i është shmangur njerëzve.
Praninë e tij e tregojnë edhe disa fotografi të portalit serb Tanjug.