Maqedonia shpall gjendje të jashtzakonshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në seancën e së enjtes, për shkak të situatës së krijuar nga dyndjet e emigrantëve në jug dhe veri të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme, Ivo Kotevski tha në konferencë për shtyp se, për sigurimin e kufirit Jugor do të angazhohet Armata e Republikës së Maqedonisë.

Kotevsi ka shpjeguar se me këto masa, qeveria ka për qëllim të rrisë sigurinë e popullatës lokale dhe të mundësojë trajtim më të përshtatshëm dhe më human për emigrantët.

Sipas vendimit të qeverisë, do të formohet shtabi kryesor në kuadër të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili për një kohë të shkurtër do duhet të përpilojë plan të përshtatshëm për veprim.

Kotevsi nuk i është përgjigjur konkretisht pyetjes se a nënkupton kjo se Maqedonia do e mbyllë kufirin Jugor për emigrantët ilegalë, të cilët hyjnë në vend nga Greqia. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-shpall-gjendje-te-jashtzakonshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala