Maqedonia ‘mund të shpërthejë’

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Gruevskit po e çon Maqedonisë drejt katastrofës dhe propozon një plan që do të parandalojë vendin ballkanik ka shpërthimi. Kështu shprehet i dërguari i BE-së në Maqedoni, i cili beson se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është vështirë të arrihet.

Pas shpërthimi të skandalit të përgjimeve, shihet si e gati e pamundur që arrihet dialog, pasi palët janë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës.

BE duhet të përfshihet në procesin e dialogut edhe pse zgjidha nuk do të jetë e lehtë.

Duke iu referuar konfliktit etnik mes Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit të shqiptarëve dhe Forcave të Sigurisë së Maqedonisë, që u ndal nga Perëndimorët me marrëveshjen e Ohrit në vitit 2001, i dërguari i BE-së paralajmëron se e njëjta situatë e rrezikshme mund të shpërtheje sërish.

Zyrtarët thonë se këtë herë Komisioni Evropian pritet të mos propozojë nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, siç ka propozuar në dy progres raportet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-mund-te-shpertheje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala