Maqedonia kërkoi ndihmë nga 17 shtete, nuk e ndihmoi askush

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjjozoska, tha se Maqedonia për shkak të sulmit në Kumanovë ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera, por askush nuk është përgjigjur pozitivisht.

“Pasi shpërthyen përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende. Disa prej tyre janë nga rajoni, dhe disa anëtarë të aleancës së NATO-s, por askush nuk donte që ta na ndihmojë. Shumica nuk i janë përgjigjur kërkesës”, tha ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Karagjiozoska, transmeton TetovaSot.

Ajo shtoi se autoritetet maqedonase kanë kërkuar të dhëna për zbulim që do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit, por askush nuk donte të ofrojë ndihmë..

Ajo nuk ka komentuar nëse edhe Kroacia ishte në mesin e vendeve që nuk pranuan të ndihmojnë Maqedoninë. Karagjozoska tha se Ambasada e Maqedonisë në Zagreb ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në Kumanovë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-kerkoi-ndihme-nga-17-shtete-nuk-e-ndihmoi-askush/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala