Maqedonia e vonon raportin e autopsisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet e Maqedonisë edhe një muaj pas konfliktit në Kumanovë, ku humbën jetën në përballje me forcat policore maqedonase nëntë shtetas të Kosovës, ende nuk ia kanë dorëzuar mjekësisë ligjore të Kosovës raportin e autopsisë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë për ‘Epokën e re’ se për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë atyre u intereson edhe një pjesë në kuadër të raporteve të palës maqedonase, ngaqë ekspertët vendorë kufomat e rastit të Kumanovës i kanë marrë 10 ditë pas ngjarjes.

Kurse, drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, e sheh të çuditshme vonesën e palës maqedonase për ta dorëzuar këtë raport.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-e-vonon-raportin-e-autopsise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala