Maqedonia drejt daljes nga kriza ? Propozohen Kryeministrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas gjitha gjasave, dalje nga kriza do të jetë një qeveri kalimtare, dhe jo teknike ose qeveri tjetër për shpëtim nacional, thonë burime diplomatike për lokalno, shkruan zhurnal.mk.

Sipas burimeve të njëjta jo zyrtare në tavolinë janë vendosur disa opsione, por një është e sigurt, vendi i kryeministrit i ngelet VMRO-DPMNE-së, por jo për Nikolla Gruevskin. Vendin e tij do ta marr, sipas gjitha gjasave Nikolla Todorov, edhe pse në lojë nuk është i përjashtuar edhe Lupco Jolevski.

Ministritë kyçe, financat, drejtësinë dhe MPB do të ishin të LSDM-së. Ndarja e të gjitha ministrive do të zgjidhet me të gjithë negociuesit në proces, ndërsa në mënyrë plotësuese do të limitohet me emra që duhet pranuar nga të gjitha palët, transmeton zhurnal.mk

Sipas burimeve të njëjta, Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin pas gjashtë muajve, pasi që do të rregullohet lista zgjedhore, përderisa regjistrimi i popullsisë kësaj here do të ngelte pa u bërë, për shkak të kohës së shkurtër. /zhurnal.mk/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-drejt-daljes-nga-kriza-propozohen-kryeministrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala