Maqedonia do të përballet edhe me një valë të emigrantëve

Autori:Gazeta Fjala

UNHCR- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Refugjatëve ka paralajmëruar një valë të re të refugjatëve ku 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejtë Maqedonisë. Melissa Fleming, komisionere e lartë në OKB, ka thënë se 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejt Maqedonisë si pasojë e luftës dhe dhunës në Siri dhe Irak

Në një konferencë për media në Gjenevë, ajo ka siguruar se Bashkimi Evropianë do të angazhohet që shpërndarja e azilkërkuesve të bëhet në mënyrë të barabartë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Fjala.

“ Unë me të vërtetë besoj se në qoftë se janë marrë masat e duhura, Evropa mundë ta përballojë këtë” ka shtuar Fleming. Ajo ka shtuar se është nevojë urgjente për një përgjigje nga Bashkimi Evropian.

Sipas shifrave zyrtare të UNHCR, numri i refugjatëve sirianë arrin shifrën mbi 4 milionë.
Më shumë se 1 milion gjenden në Liban, gjysmë milioni në Jordani, 250 mijë në Irak, përafërsisht 2 milionë në Turqi dhe më shumë se 100 mijë në Egjipt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-do-te-perballet-edhe-me-nje-vale-te-emigranteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala