Maqedonia do të ndërtojë një mur kundër refugjatëve në kufirin me Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Maqedonia po e konsideron mundësinë për ndërtimin e një muri në kufi me Greqinë, sikurse Hungaria që ka ndërtuar një mur të ngjashëm në kufi me Serbinë, në mënyrë që të parandalojë fluksin e madh të refugjatëve nga jugu.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni, Nikola Popovski, transmeton Indeksonline.

Popovski në një intervistë për të përjavshmen hungareze “Figi” ka thënë se Maqedonia me siguri se do të ndërtojë një mur si masë fizike, edhe pse sipas tij, kjo nuk do të jetë një zgjidhje për kohë të gjatë.

Ai ka thënë se Maqedonia do ta ndërtoj nëj mur në kufi me Greqinë apo ta zbarkojë ushtrinë, ose që të dyja së bashku. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-do-te-ndertoje-nje-mur-kunder-refugjateve-ne-kufirin-me-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala