Maqedonia bllokon produktet shqiptare

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur në Tiranë po mbahej takimi i  ministrave të Bujqësisë të vendeve të Europës Juglindore, që synon të forcojë bashkëpunimin në këtë sektor, nje sasi prodhimesh bujqësore shqiptare janë bllokuar prej disa ditësh në kufirin me Maqedoninë.

Shkak për këtë bllokim nga pala maqedonase është bërë kryerja e analizave të cilësisë së këtyre produkteve.

“Ngjarje të kësaj natyre duhet të evitohen me bashkëpunim mes vendeve, duke njehsuar praktikat, procedurat, standardet, duke zbatuar jo në mënyrë diskriminuese marrëveshjet fitosanitare sepse gjërat bëhen edhe në emër të tyre. Këto ngjarje marrin edhe trajtën e luftrave tregtare. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ndërsa Boban Iliç, Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Rajonal për Zhvillimin Rural, tha: “Nuk jam këtu në emër të qeverisë maqedonase. Jam maqedonas, por drejtoj platformën për bashkëpunimin rajonal. Brenda saj po punojmë për të lehtësuar konfliktet dhe gjetur, siç thotë ministri, një zgjidhje të qëndrueshme”.

Bllokimi i produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë është një ngjarje e përsëritur, pavarësisht takimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve të ministrive të Bujqësisë të të dyja vendeve./ Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-bllokon-produktet-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala