Maqedonia bllokadë për mijëra emigrantë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 2 mijë emigrantë po presin që të hyjnë në Maqedoni, pas bllokadës së vendosur nga ana e autoriteteve të Shkupit.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë vendosi qasje selektive ndaj emigrantëve, duke lejuar vetëm kalimin e emigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa nuk lejohet hyrja dhe transitimi i emigrantëve nga vendet e tjera afrikane dhe aziatike, dhe se kjo kategori e tyre konsiderohet si emigrantë ekonomik, informon INA.

Turmat e emigrantëve mbrëmë në qiellë të hapur kanë kaluar natën në zonën kufitare greke, pranë kufirit me Maqedoninë. MPB theksoi se kjo masë është ndërmarrë pas vendimeve të ngjajshme që u ndërmorrën nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera të BE-së.

Sipas këtij vendimi, nuk lejohet hyrja dhe transitimi i emigrantëve nga Irani, Pakistani, Maroko, Banglladeshi, Liberia, Sudani, Algjeria, Kongo dhe vende tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedonia-bllokade-per-mijera-emigrante/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala