Maqedoni, të vazhdojë publikimi i bisedave të përgjuara telefonike

Autori:Gazeta Fjala

Akadamikët shqiptarë në Maqedoni janë kundër miratimit të ligjit i cili do të ndalonte publikimin e bisedave të përgjuara telefonike, që është duke i zbardhur partia opozitare maqedonase, LSDM. 

Akademiku dhe Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, ka thenë për mediat se propozim-ligji për ndalimin e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike është çmenduria e radhës e këtij regjimi.

“Është formuar strukturë institucionale që do të menaxhojë një proces, e dikush shkon deri në ato nivele të çmendurisë që ta ndaloje këtë aktivitet. Edhe Prokuroria publike punon në realizimin e të mirave publike. Kështu që zotëria në fjalë duhet të lexojë pak, të mësojë çfarë janë të mirat publike. Të zgjedhurit e popullit janë kryesisht në funksion të përmbushjes së këtyre të mirave publike”, ka pohuar për mediat Bexheti.

Propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i pakuptimtë dhe kërkesë për censurë edhe për akademikun Alajdin Abazi.

“Propozim-ligji për “bombat” ishte një befasi. Në këtë moment dhe në këto rrethana njeriu nuk mund të kuptojë një kërkesë të tillë”, thotë për mediat Abazi.

Përndryshe, me projekt-ligjin që iu propozua për miratim Kuvendit, parashikohej 4 vjet burg për secilin që do publikojë material kompromentues për qeveritarët e Maqedonisë. Pas reagimeve të ashpra të opinionit vendas, BDI dhe VMRO-PMNE e tërhoqën këtë projektligj./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedoni-te-vazhdoje-publikimi-i-bisedave-te-pergjuara-telefonike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala