Maqedoni, publikohen dokumente të Prokurores Speciale, reagon LSDM-ja

Autori:Gazeta Fjala

Partia opozitare maqedonase, LSDM, e ka quajtur megaskandal publikimin e detajeve nga plani i punës i Prokurores Speciale, Janeva.

Nga LSDM-ja pohojnë se është publikuar plani i punës i Prokurores Speciale, plani i saj personal dhe plani financiar, ndërsa mediat e përmendura proqeveritare e dinë se dokumentet janë dorëzuar edhe në qeveri

“Skandaloze, janë publikuar tekste në të cilat citohen dispozita ligjore për përgjegjësi hipotetike të Prokurores Speciale, e cila ende nuk ka filluar punën. Këto janë shembuj direkt të presioneve të Gruevskit mbi Prokuroren Speciale, e cila duhet të merret me rastet që kanë të bëjnë me përgjimet dhe veprat që dalin nga to, ndërsa ky presion nuk duhet lejuar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedoni-publikohen-dokumente-te-prokurores-speciale-reagon-lsdm-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala